Kandidatët Tanë


Përshëndetje!
Unë jam Besard Myrtaj.
25 vjeç
Kam përfunduar Universitetin e Sporteve të Tiranës dhe jam specializuar si Trainer Fitnesi!
Vij nga një familje e thjeshtë, por me shumë vlera, e cila më mësoi si të jem i edukuar dhe i ndershëm në jetë.
Vështirësitë, varfëria dhe realiteti i hidhur nuk ndikuan në karakterin tim, përkundrazi ato më bënë të punoj më fort, e të sakrifikoj për t'u bërë dikushi në jetë!
Sukseset e mia janë meritë e familjes dhe punës së palodhur! Si një i ri, i sapo diplomuar, unë përballem me mungesën e gjetjes së një pune, pasi Parlamenti shqiptar nuk u kujtua kurrë se Traineri i Fitnesit ekziston dhe ta mbrojë me ligj këtë profesion!
Kjo bën që në qendrat e fitnesit dhe palestra të punojnë persona të pa shkolluar dhe të pakualifikuar, që njëherazi bëhen rrezik për shëndetin e qindra e mijëra klientëve!
Tregu është i prishur dhe meritkokracia nuk funksionon!
Në Dubai, Katar apo Abu Dabi mund të kisha karrierën brilante që çdokush do dëshironte. Me pagën dinjitoze dhe motivin e duhur.
Sepse fitnesin, aktivitetin fizik dhe jetesën e shëndetshme ata e shohin si prioritet të shoqërisë.
Ndryshe nga vendi ynë që e ka lënë në harresë dhe nuk kujtohet për ne!
Unë nuk zgjodha të emigroj.
Unë vendosa të sfidoj realitetin duke u përfshirë në politikë.
E dua vendin tim. E dua qytetin tim. Dhe do punoj dhe s'do ndalem së luftuari derisa Shqipëria të bëhet!
Ëndërroj për ditën kur njerëzit do jenë të lumtur me familjet e veta, do kenë punën që dëshirojnë.
Ëndërroj për ditën kur korrupsioni nuk do jetë më nëpër këmbët tona dhe ligji do jetë mbi çdo gjë!
Por mbi të gjitha unë ëndërroj për ditën që askush mos të ketë më arsye t'a braktisë këtë tokë të bekuar me bukuri përrallore.
Natyra e ka bërë për t'a shijuar ne.
Fatkeqsisht gjendja e Shqipërisë është e mjerueshme.
E njëjta kastë politikanësh, për 30 vjet nuk është ngopur duke vjedhur e mashtruar.
Ne nuk mund të lejojmë më që fati ynë të jetë në duart e tyre të pista!
NISMA THURJE është një faqe e re e politikës dhe nëse bëhemi bashkë ne do jemi ata që do shkruajmë historinë!
Shqipëria ka nevojë për ty, për ne!
Me votën tënde ke fuqinë e jashtëzakonshme për të çrrënjosur të keqen dhe për të sjellë transformimin!
Në 25 Prill! DIL!!! VOTO!!!
NISMA THURJE NR.7