Kandidatët Tanë


Unë jam Meri gjikaj, jam 23 vjece dhe vij nga një familje e thjeshte Shqiptare, e cila kanë berë shumë sakrifica per te arritur unë një shkollim dhe jetesë normale.
Familja ime nuk i përket klasave politike dhe nuk eshte as nje familje avokatesh e gjykatesish të korruptuar, por është një failje punëtorësh të cilët me sakrifica janë munduar te ja dalin mbanë.
Që në adoleshencë ëndrra ime ka qënë politika dhe jam marrë me të ku dhe fitova goxha eksperiencë, mendova se gjithëcka ishte aty, por ishte e kotë gjithëcka ishte vecse një mashtrim dhe korrupsion dhe hoqa dorë, sepse gjithecka lindte nga interesi dhe korrupsioni, fillova te kuptoja qe Shqipëria ishte një vënd i korrruptuar, fillova të kuptoja që rinia shqipëtare është rritur drejt korrupsionit, drejt mashtrimeve dhe genjeshtrave që duhen luftuar!
Kështu mora vendimin të largohesha, por nuk mud te rrija dot duar kryq dhe vendosa të riangazhohesha në politike duke u bashkuar me Nisma Thurje. Nisma Thurje është një politikë qe synon te rinjtë dhe pikerisht për këtë vendosa të bashkohem me Nisma Thurje, për të rizgjuar të rinjtë për tu dhënë një dritë jeshile dhe të mund të realizoja endrrat e tyre!
Aresyja përse i jam futur politikës është të luftoj korrupsionin!
Një politikan botëror thotë: ''mos pyet se cfar bëri vëndi yt për ty, por cfar do të bësh ti për vëndin tënd"
Këto janë fjalët e thëna nga nje politikan i famshëm! Unë besoj tek ju, se ju do të më besoni mua votën tuaj dhe së bashku ta cojmë Shqipërinë drejt europës dhe për ta rimëkëmbur, populli im i dashur vota juaj është zeri juaj, unë ju përfaqësoj ju, e ju më përfaqësoni mua!
Le te bashkojmë forcat të gjithë sëbashku për ta ndryshuar njëherë e mire gjithëcka ne këtë vënd!
Atë cka përmbaj unë jeni ju!
Vota juaj është forca ime!
Voto Nisma Thurje!
Voto Meri Gjikaj
Voto numrin 7