Kandidatët Tanë


Ne 25 prill krahe Beratit!
Une jam Anxhela Delibashi 25 vjece nena e nje vajze te vogel. Kete vit une kandidoj ne zgjedhjet parlamentare me Nismen Thurje per Qarkun e Beratit. Pjesemarrja ime te Nisma #Thurje eshte e thjeshte qe femija im mos te rritet si une. Pasioni im eshte matematika dhe shkak qe une e kam lene shkolle pergjysem eshte ekonomia. Une vij nga nje familje e thjeshte ku kryefamiljari ka qene emigrant. Une asnjehere nuk jam marre me politike por duke pare vendin se si po degradon,mendova pse jo mos te kontriboj per ta bere vendin me te mire per te jetuar ketu dhe jo te largohem. Si Shqiperia dhe Qarku i Beratit problemi kryesor eshte punesimi qe te mbash familjen. Une kam punuar ne privat dhe e di se sa e veshtire eshte te gjesh nje vend pune. Vendosa te marre pjese ne zgjedhjet parlamantare per arsye tjeter qe eshte edhe arsimi i cili le shume per te deshiruar,shendetesia po ashtu. Vendi ka 30 vjet qe drejtohet nga njerez qe vetem premtojne fjale por vepra nuk po shohim. Ka ardhur koha per projektligje. Qe te kemi nje arsim, shendetesi, ekonomi me te mire. 1 here ne 4 vjet behet sikur punohet por shume mire e dime qe pas votimeve te tjera cdo gje prishet nga e para. Tani jo me, tani duhet punuar cdo dite te ketyre 4 viteve. Une do jetoj ketu dhe do ta rris femijen tim ketu. Dhe do punoj qe Shqiperia te ndryshoje. Ne 25 prill do jem krahe bashkeqytetareve te Beratit qe te ndalim kete keqqeverisje.
#dilvoto
#thyejheshtjen Nisma #Thurje Berat
✅ 7 ✅