Kandidatët Tanë


Kush eshte Erald Jashari ?
Une jam lindur ne Tirane me 21.07.1996 kam jetuar ne Sukth te Durresit dhe arsimin parauniversitar e kam mbaruar ne Durres. Mbas mbarimit te gjimnazit Dhosi Liperi aplikova ne qytete te ndryshme te Gjermanise per shkollimin universitar. U pranova ne nje program studimi ne Charite te cilin e perfundova ne Tetor te 2019. Mbas ketij studimi vendosa ti kthej krahet mjekesise dhe te vazhdoj studimet per Juridik ne Humboldt Unversität zu Berlin. Vendimi im per te studiuar Juridik nuk ishte i lehte por zbulova qe une i kam pasion ndryshimet e medha dhe rrenjesore. Kam vizione, plane dhe dua qe te kontribuoj ne shoqeri duke implementuar sisteme te cilat funksionojne si ne cdo vend tjeter europian. Si jurist ti formohesh per te sjelle ato ndryshime. Jam shume i lumtur me zgjedhjen time dhe vitin tjeter kam provimet e shtetit ketu.
Pse une zgjodha Nismen Thurje ?
Nisma Thurje eshte nje grupim i ri intelektualesh te cilet jane te formuar dhe kane ide demokratike per vendin tone. Individe te cilet jane nisur ne projektin e tyre duke patur ne mendje ndryshimin e vendit. Nisma Thurje nuk permend vetem probleme dhe ankohet per to por ofron ne te njejten kohe zgjidhje per ato probleme qe ne na shoqerojne prej gjithe keto vitesh ne Shqiperi.
Cfare kontributi konkret kam ndermend une ti ofroj shoqerise tone?
Une kam disa endrra te cilat e di qe zbatimi i tyre eshte i veshtire, por veshtiresite nuk me kane ndalur kurre qe te nis nje projekt. Perkundrazi e shoh kete si nje sfide. I bej vetes vetem nje pyetje. A eshte ky projekt i pamundur? Nese jo, atehere po mos ta provoj kam humbur pa nisur.
Une dua te bej njohjen e menjehershme te patentave shqiptare ne Europe.
Dua qe te bej te pakten 3 binjakezime midis universitetve gjermane me ato shqiptare.
Dua qe te krijoj lidhje bashkepunimi te spitaleve gjermane me ato shqiptare. Ne kemi fuqine punetore, gjermanet kane know-how. Kjo situate eshte win win per te dy krahet.
Dua patjeter te forcoj dhe te promovoj turizmin ne Shqiperi duke koorpuruar me agjensi turizmi ne Europe. Cfare i mungon Shqiperise nga Mallorca i cili quhet ishulli i gjermaneve ? Absolutisht asgje. Vetem keqmenaxhimi dhe mosarritja e standarteve te kerkuara.
Gjermania doli mbas luftes se dyte boterore vendi me i shkaterruar ne Europe. Kancelari i pare gjerman mbas luftes se dyte boterore Konrad Adenauer citoi se Gjermania nuk do te humbe sepse ne do investojme ne fuqizimin e universiteteve dhe ne arsim. Fuqizimi i arsimit eshte sigurimi me i forte dhe efikas qe nje qeveri i ofron brezave ne vazhdim. Kerkoj ndryshim themelor te arsimimit ne Shqiperi. Duke forcuar arsimin dhe e mbeshtetur ate, do te kemi breza te mire arsimuar dhe keshtu, do te kemi te mundur qe te perballojme cdo sfide ne te ardhmen.
Nje teme e madhe per Shqiperine eshte luftimi i korrupsionit. Per kete teme kam hartuar nje plan 4 vjecar. Duke sjelle si nenpunes supervisor gjerman ne administrata te cilet survejojne komplet mbarevajtjen e administratave per 4 vite. Vetem ne kete menyre do jete e mundur luftimi i korrupsionit dhe sjellja e nje kulture antikorrupsion ne Shqiperi. Besoj pafund ne sistemin gjerman dhe ai ka treguar dhe po tregon qe eshte nje nga sistemet me efikas ne Europe. Ne nuk kemi nevoje te shpikim sisteme te reja mjafton te implementojme nje sistem te nje vendi demokratik.
Shpresoj qe Nisma Thurje tu kete bindur qe pertej llumit te 30 viteve te fundit ka nje Shqiperi te bukur, nje Shqiperi e cila ka nxjerre breza intelektualesh te njohur ne te gjithe boten. Une dua qe ne Europe Shqiperia te njihet si shembull pozitiv. Dua qe vendit tim ti ofroj nje imazh tjeter nga ai i 30 viteve te fundit sepse jam i bindur qe ky vend e meriton kete!
Ju uroj gjithe te mirat dhe ju kerkoj te dilni ne votime pavaresisht se per ke votoni. Te votosh eshte nje e drejte kushtetuese. Mos lejo te tjeret te vendosin per ty. Zgjidh me voten tende te ardhmen e ketij vendi!
Te fala!