Kandidatët Tanë


Njoftoj te gjithe miqte e mi se zyrtarisht jam kandidat per deputet i 'Nismes Thurje' ne qarkun e Fierit.
Me poshte po bej nje prolog te shkurter se perse e bera kete zgjedhje.
Gjithnje kam bere nje monolog me veten sa qe edhe ndergjegja me duket sikur ka krijuar dy ane te sajat, 'ndergjegjen e fjetur" dhe 'ndergjegjen e thelle, ajo e verteta' qe gjithmone ma ngacmon ndergjegjen e fjetur... dhe mire ben.
'Ndergjegja e fjetur' perdite flet si nje ze ne koke. Cfare thot?!
Po ja... flet me nje fytyre 'te perlyer' ashtu sic e ushqejne , duke thene se ne nuk behemi, se ky popull eshte psikologjisur qe te jete nje top ping pongu per interesat e atyre qe na kane qeverisur e qe na qeverisin, per t'ju sherbyer atyre e per ti pasuruar ata ne proporcion te zhdrenjte me pasurimin mental, monetar te popullit qe i dergoi aty ku jane sot per tre dekada me rradhe. Pak paradoksale apo jo?
Nuk besoj se na duhet me teper kohe per ta sprovuar e per ti dhene shance kesaj kesaj politike!Po na iken jeta.
Kete 'ndergjegje te fjetur' qe ata qe na qeverisin sot e kane aq mik te forte saqe influencojne ta bejne dhe me te fjetur... dhe dihet pse! Nuk ka ekuacion pa zgjidhje, qofte edhe me shume 'ndryshore' por mendoj se secili nga ne duhet qe te arrij te kuptoj qe 'kjo ndergjegje e fjetur' na ka lene ketu ku jemi sot,te mos themi lirisht ate qe mendojme, te kemi frike te themi ate qe mendojme, te mendojme se alternativa me e mire eshte e 'keqja me e vogel', te mos japim kontributin tone me aq sa mundemi per nje shoqeri me te mire per te tashmen dhe te ardhmen, per te mbjellur idene kap ca te kapesh e behu kameleon sepse keshtu eshte realiteti.
JO!
Keshtu vecse rënohemi edhe me shume. I kam hyre ketij rrugetimi me shpresen per ta luftuar ndergjegjen e fjetur e per te thene se ka ende shume njerez te paperlyer, te drejte, me moral, te ndershem, punetor, profesionist qe mund te hedhin nje fryme te re ndryshimi per kete vend. E besoj fort kete! Mendoj se ka shume qe mendojne si une edhe pse sot kane frik ta thone hapur , e kjo eshte fatkeqesi! E ndjej detyrim moral qe te mos fle por te perpiqem te jap nga vetja per nje shoqeri dhe nje vend me te mire.Shpresoj te me suportojne ata qe e ndjejne kete realitet dhe qe ndihen njesoj si une. E di, nuk eshte rruge e lehte, por jo e pamundur.