Kandidatët Tanë


Sa prej jush kanë mbaruar Universitetin e punojnë Call Center ose kamarier? Unë i pari!
Quhem Boris Shakaj, 30 vjeç, jam rritur në qytetin e Tiranës. Kam përfunduar Universitetin për Diplomaci në nivelin Bachelor por aktualisht punoj në Call Center. Kam punuar edhe kamarier gjatë kohës së studimeve por edhe më pas. Duke e parë që në profesionin tim nuk po gjeja një vend pune ose një vend për të nisur eksperiencën time të parë, vendosa që në vitin 2015 të kërkojë azil në Gjermani. Doja një të ardhme më të mirë për veten dhe familje, gjë të cilën Shqipëria dhe Tirana ma mohoi.
Trokita në shumë porta për të kërkuar një vend pune por askush nuk e kthehu kokën nga unë. Kërkonin rryshfet në mënyrë të hapur, kërkonin referencë se nga kush “i fortë” vija ose duhet të shërbeja në grupet militante të partive për të siguruar një vend pune më vonë. S’mund të bëja asnjërën nga këto kushte për punësim, isha rritur në një familje të ndershme e punëtore dhe tradita ma kërkonte që mos të thyeja besimin e prindërve me punësim të pandershëm.
Angazhimi im politik me Nisma Thurje në qarkun e Tiranës nis pikërisht për këtë fakt, unë isha një votues i dobët, kisha institucione të dobëta ndërsa drejtuesit e tyre politik, kryetarët e partive ishin mjaft të fuqishëm. Ne duhet ta ndryshojmë këtë paradigmë. Votuesi dhe qytetari duhet të jetë i fortë përballë tregut të punës, institucionet duhet të jën përgjegjëse për garantimin e punësimit dhe ekononomisë ndërsa drejtuesit duhet të jenë të përkushtuar ndaj detyrës së tyre e jo të vjedhin e bastisin arkën e shtetit shqiptar.
Deri dje u thosha politikanëve FALEMINDERIT që na vodhët dhe u justifikuat, FALEMINDERIT që po na perzini dita ditës me arrogancën që perfaqesoni në institucione, FALEMINDERIT që u munduat të na ndërprisni prespektivën, FALEMINDERIT që na dhatë shembullin se duhet të jesh kriminel që te meritosh nje karrige në Parlament, FALEMINDERIT qe na sprovuat në vuajtje e varferi, FALEMINDERIT që ngritet nje sistem të mbushur me servila dhe hipokrite e mbi të gjiha FALEMINDERIT që u munduat të na vrisni shpresën.
Këto sakrifica na kanë bërë më të fortë dhe të vetëdijshëm se ndryshimi i sistemit politik është i nevojshëm, zhveshja nga mandati i deputetit për klasën e vjetër politike është i domosdoshëm. Më 25 Prill do të kem mundësinë që të jem përballë jush, si alternativa e re, e papërlyer, e pakorruptuar dhe pa pushtet për të zabtuar vota dhe vende në Parlament. Do të jem përballë jush si një student diplomacie të cilit nuk iu dha mundësia të jap kontributin e tij nga jashtë, i cili kërkon të hyjë brenda dhe të ndal keqqeverisjen që po i bëhet vendit tonë, kombit tonë, bashkëqytetarëve tanë. BORIS SHAKAJ