Kandidatët Tanë


Në këto zgjedhje kandidoj në siglën e #Nisma Thurje në qarkun e Tiranës. Kjo nisëm ka filluar aktivitetin ne 2014 si lëvizje qytetare duke denoncuar padrejtësitë ndaj popullit . Dua te përmend protesten kundër bankeres , dosjet ne Spak per koncesionet e PPP te sterilizimit, DPSHR ,protesten kundër Teatrit Kombëtar. Pra ,nuk ka kursyer askend ,pavarsisht në je në pushtet apo opozitë. Përkrahesit e kësaj nisme janë të rinj që kanë zgjedhur të jetojnë dhe të kontribuojnë në këtë vend me shpresën per nje jetë me të mirë . Arsyeja pse kam vendosur të kandidoj është që dua të jem pjesë e një fryme të re qe ka ne radhët e saj ,të rinjë profesionistë,që kanë guxuar të bashkohen kunder nje regjimi që nuk po e çon Shqipërinë përpara . Unë kam bindjen që kjo forcë ka vullnetin e mirë për të bërë gjërat ne shërbim të qytetarëve. Ajo çfarë po kerkojmë është të degjohemi dhe kjo realizohet vetem duke u përfaqësuar në parlament . Ndryshimi kerkon njerëz dhe ide! E di që është një rrugetim sfidues por e kam të qartë vizionin ku do arrij dhe e ardhmja me emocionon ,nuk do ndalem per asnje arsye ,por nuk ja dal dot e vetme . Sot e ne vazhdim po ju kërkoj të bashkohemi në qoftë se e mendon si unë , që të ringjallim shpresën për një jetë me te begatë dhe të sigurt. DIL dhe voto ! Nëse nuk e bën mos kerko ndryshimin! Nëse nuk e bën po jua fal votën! Ky është momenti yt! Shihemi ne 25 Prill . Voto Nisma #Thurje Tiranë https://www.nismathurje.al Nëse dhe ti e beson që nuk jemi të varfër por jemi të vjedhur, në 25 Prill voto Nisma Thurje! #Bashkohu dhe ti me ekipin e Thurjes. Më shkruaj këtu në FB, në Instagram, apo kontakto në faqen e Thurjes. Bëhu pjesë e ndryshimit! Mos prit që të tjerët të bëjnë për ty, atë që ti vetë duhet të bësh për veten!